13 raste të testuara në koronavirus të shtunën mbrëma në Kosovë, të gjitha negative
Trembëdhjetë rastet e testuara në Covid-19 të shtunën mbrëma në Kosovë kanë rezultuar negative, është bërë me dije përmes një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftim është bërë me dije se nga 8 marsi e deri më tani, gjithsej 220 mostra janë testuar, pesë prej të cilave kanë dalë pozitive.
“Pesë rastet pozitive për virusin janë SARS-CoV-2 janë: tri raste nga Stublla e Vitisë, (dy prej tyre kontakte të rastit të parë) i ardhur nga Bergamo e Italisë, njëri rast shtetase italiane me vendqëndrim në Leskoc të Klinës si dhe një rast kosovare e ardhur nga Italia-Brescia me vendqëndrim në Bubavec-Malishevë. Pra tri raste janë të gjinisë femërore të moshës 20, 37, 39 vjeç dhe dy prej tyre të gjinisë mashkullore 77 dhe 42 vjeç”, është thënë në njoftim.