13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

03 mars 2025 | 12:01

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej të cilave kanë qenë në Ferizaj, dy në Shtime dhe një në Kaçanik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar edhe nëntë raste të dhunës në familje, shtatë prej tyre në Ferizaj dhe dy në Shtërpcë.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë periudhës 24.02 – 02.03.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 10  raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik”.

“Veprat penale të dhunës në familje. Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur: 7 në Ferizaj. 2 në Shtërpcë. Realizimi i urdhëresave të gjykatës Policia ka arrestuar 75 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona u rikthye sërish në krye të La Liga pas…