13- shi i Koalicionit për Familjen, aktivistja Merita Aliçkaj Lezi

12 dhjetor 2024 | 18:04

Drejtoresha ‘Kosova Global Talent Center’, Merita Aliçkaj Lezi i është bashkuar listës e Koalicionit për Familjen.

Ajo do t’i hy garaës për deputete për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.

Merita Aliçkaj Lezi do të garoj me numër 13 në listën zgjedhore.

Merita Aliçkaj Lezi, tashmë është bërë pjesë e koalicionit Lista për Familje. Aktualisht, është themeluese dhe drejtoreshë Ekzekutive e ‘Kosova Global Talent Center’, një qendër inovative që mbështet zhvillimin e talenteve në STEM, gjuhë të huaja, dhe aftësi të tjera akademike.

Nga viti 2012, ka qenë e angazhuar si udhëheqëse e një institucioni arsimor dhe edukativ, duke zhvilluar projekte që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

“Të investosh në familje dhe arsim, është të investosh në të ardhmen e Kosovës” – është motoja me të cilën ajo është identifikuar.

Njoftimi i plotë i Aliçkaj Lezi:

Të nderuar familjar dhe miq,

Tanime edhe zyrtarisht jam e nominuar nga Koalicioni për Familjen si kandidate e mundshme për deputete e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet 2025.

Gjatë këtij rrugetimi do të përpiqem maksimalisht të jap kontributin tim për mbrojten e vlerave të familjes dhe ofrimin e mundësive të reja për fëmijët dhe të rinjët e Kosovës.

Fuqizimin e arsimit përmes qendrave inovative dhe platformave edukative që i ndihmojnë fëmijët tanë të jenë të përgatitur për sfidat e shekullit 21 përmes programeve të avancuara dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Numri im rendor në listen e Koalicionit për Familjen është 13.

Ju ftoj të më përkrahni në këtë rrugëtim, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe familjet tona.

Me respekt,

Merita Aliçkaj Lezi

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori, studiuesi, poeti dhe prozatori Bajram Kosumi, të mërkurën ka…