13-shi i LDK-së: Trefish punëtor më shumë do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan

06 janar 2025 | 22:44

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili është kandidat për deputet dhe garon me numrin 13, në listën zgjedhore të LDK-së, ka kritikuar Qeverinë për formën e punësimit të mbi 200 punëtorë e në KEK.

Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan.”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan.

Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit.

#LDK124 ☑️

Avdullah Hoti 13☑️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e…