13 skuadra pas Sturridget
13 gusht 2019
| 12:08
Sulmuesi Daniel Sturridge është lojtar i lirë, pasi kontrata me skuadrën e Liverpoolit i ka përfunduar.
“The Times” raporton se për sulmuesin anglez janë 13 skuadra të interesuar përfshi thuajse të gjitha ligat.
Atalanta dhe Bologna nga Italia, Betisi, Leganes dhe Valladolid nga liga elitare e Spanjës, kurse në Gjermani e dëshiron Frankfurti. Në Francë, 29-vjeçari kërkohet nga Marseille, derisa në Turqi nga Fenerbahçe. Skuadrat e fundit që po interesohet për ish-anëtarin e Chelseat janë në Amerikë DC United dhe Philadelphia.
/Epoka e re/