13 të lënduar nga përplasja e trenave në Angli

01 nëntor 2021 | 07:49

Një përplasje e drejtpërdrejtë e dy trenave ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Angli, midis Andover dhe Salisbury, njoftuan Hekurudhat Jugperëndimore.

Të gjitha shërbimet emergjente janë të angazhuara në terren.

“Ne jemi aktualisht në skenën e një aksidenti që përfshin dy trena midis Andover dhe Salisbury,” tha policia e Wiltshire.

BBC raporton se dyshohet se 13 persona janë lënduar lehtë nga aksidenti i ndodhur në tunel, transmeton Reuters./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës për…