13 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit, kjo është gjendja e tyre
29 dhjetor 2020
| 14:18
Ka shkuar në 13 numri i personave të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në afërsi të lagjes “Marigona”.
Kjo gjë u bë e ditur nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Nga kjo shifër, tre persona kanë marrë lëndime në kokë, një lëndim në dorë, 7 djegie të fytyrës dhe duarve, një lëndim shpine, një lëndim të gishtërinjve e të tjerë”, ka thënë ai.
Të lënduarit të cilat deri më tani kanë kërkuar trajtim mjekësor janë të grup-moshës së mesme.
Ndryshe lidhur me këtë nga Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarrfikësit dhe njësitë policore janë duke u marrë me rastin në fjalë.