13 të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni
10 janar 2018
| 08:45
Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëshqitjeve të thella të baltës në Kaliforninë Jugore, ku shirat e dendur shkaktuan përmbytje.
Rreth 163 persona janë dërguar në spital, 20 prej tyre ishin më lëndime të lehta ndërkaq katër prej tyre janë në gjendje kritike.
Një grup deri në 300 vetë thuhet se janë bllokuar në Romero Canyon në lindje të Santa Barbara.
Policia ka njoftuar se skenat “dukeshin si një fushë beteje e Luftës së Parë Botërore”.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet, që prekën zonat e djegura nga zjarret muajin e kaluar, kanë mbyllur më shumë se 48 kilometra rrugë kryesore bregdetare.