13 tërmete godasin Shqipërinë gjatë orëve të fundit
20 maj 2018
| 11:51
Shqipëria është goditur nga një sërë tërmetesh gjatë natës së kaluar dhe mëngjesit të sotëm.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, janë regjistruar të paktën 13 tërmete me intensitet të ulët.
Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të sotëm në Zhulat të Gjirokastrës me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km.
Zona që ka regjistruar tërmete të shumta është fshati Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi.
Një tërmet është regjistruar në afërsi të kufirit me Greqinë.