13-vjeçari që e tallnin se preferonte librat, bëhet me 170 000 ndjekës në ‘Instagram’
04 mars 2020
| 11:37
Një 13-vjeçar që ngacmohej dhe tallej në shkollë për llogarinë e tij në “Instagram” ku fliste për librat e preferuar, duket se është ai që po qesh i fundit pasi ka fituar më shumë se 170 000 ndjekës.
Britaniku Callum Manning nisi faqen e tij në ‘Instagram’ të quajtur Cal’s Book Account, ku rekomandonte librat e pëlqyer prej tij edhe për miq të tjerë.
Por fëmijë xhelozë të shkollës së re nisën të dërgonin mesazhe ofenduese dhe ai kishte mbetur “i shkatërruar”.