13-vjeçari vrau veten pas sfidës në Tik Tok, babai shqiptar rrëfen tragjedinë
Teknologjia është tashmë kudo dhe gjendet rëndom në duart e fëmijëve. Shumë prindër janë të kënaqur që fëmija harrohet pas celularit ndërsa shumë të tjerë as nuk kuptojnë e as nuk kanë kontroll mbi lundrimin e fëmijëve në internet.
Mirëpo teknologjia sjell edhe rreziqe, kur përdoret nga njerëz me qëllime malinje, që nga ngacmimi, ideologjitë ekstremiste apo lojërat e rrezikshme për jetën të ngjashme me balenën blu.
Këto të fundit janë objekti i investigimit të Piranjave. Në një rrëfim për “Piranjat” babai i një 13-vjeçari nga Lushnja i cili i dha fund jetës gjatë një sfide në mediat sociale, tregon momentet e fundit me të birin.
Ky është rrëfimi i një babai që fëmija i tij u gjet i pajetë, në shtëpinë e tij. Ai ishte vetëm 13-vjeç dhe donte të luante por kishte zgjedhur lojën e gabuar.