13 vjet nga vdekja e heroit – Ferat Shala përkujton gjeneral Shaban Shalën: Protagonist kyç i historisë së Kosovës
Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16, Ferat Shala, së bashku me bashkëluftëtarë dhe kolegë të tjerë, ka bërë homazhe tek varri i gjeneralit Shaban Shala, duke shënuar 13 vjetorin e vdekjes së tij, raporton GazetaBlic.Shala theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të Shalës, një nga protagonistët kyç të historisë së Kosovës, i cili ishte i burgosur politik, themelues i KMDLNj-së dhe luftëtar i parë i UÇK-së.
Pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në TMK dhe ishte një nga bashkëpunëtorët e komandantit Adem Jashari. Shala e përkujtoi Shaban Shalën me krenari dhe lavdim.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me bashkëluftëtarë dhe kolegë të tjerë, ishim për homazhe tek varri i gjeneralit Shaban Shala.
Sot bëhen 13 vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shalës, një prej protagonistëve kyç të historisë së re të Kosovës. Shaban Shala ishte i burgosur politik, më pas një nga themeluesit dhe drejtuesit e KMDLNj-së dhe një nga luftëtarët e parë të UÇK-së. Edhe pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në TMK.
Shaban Shala ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ishte vëllai i dëshmorit Bedri Shala.
Shaban Shalën do ta përkujtojmë gjithmonë me krenari. E kam për nder që pata një shok dhe bashkëluftëtar si ai. Lavdi!