13-vjetori i pavarësisë, Haradinaj bën homazhe në Prekaz

17 shkurt 2021 | 12:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pas homazheve, Haradiaj para medieve ka thënë se janë në Prekaz  për ta nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.

Haradinaj ka ripërsëritur deklaratën e tij se nëse Kosova bllokohet për integrim euroatlantik, opsion sipas tij mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euroatlantik, por nëse na mbajnë pengë, atëherë duhet ta kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”,ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund nuk është e kënaqur nga portierët në dispozicion…