132 aktakuza kundër 151 personave në 24 orët e fundit

23 qershor 2020 | 11:50

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 132 aktakuza kundër 151 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë persona, si dhe janë bërë pesë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, për vepra të ndryshme penale, raporton “Epoka e re”.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti të markës “VW-Golf 19E” dhe çelësin e veturë, për shkak të dyshimit se e njëjta është përfituar përmes veprës penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë…