
132 raste aktive me Covid në Gjilan
Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së përballjes me pandeminë.
Ismajli ka bërë me dije se Gjilani ka aktualisht 132 raste aktive me Covid-19, derisa ka bërë apelin tek qytetarët që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
“Edhe pse kemi më pak raste aktive krahasuar me disa javë më parë, kjo nuk na bënë që të ndihemi komod. Vetëm duke i respektuar masat anti-Covid-19, maskë, distancë dhe pastrim duarsh, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Ismajli.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është kjo: nga 8 507 mostra, 32 37 kanë rezultuar pozitivë, 2 999 janë shëruar, 99 e kanë humbur betejën, raste aktive janë 132, të hospitalizuar janë 19 pacientë dhe 78 mostra në pritje për rezultat.