132 raste aktive me Covid në Kosovë

13 korrik 2021 | 08:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën pesë raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,050 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 12 korrik janë shëruar gjashtë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 132.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,859 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë një person nga fshati Prilep i Deçanit ka ndërruar…