Ambasadorja britanike në OKB: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, vendim i drejtë
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila është mbajtur për Kosovën ka folur edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pierce.
Ajo është shprehur se nuk është shumë e nevojshme të mbahen kaq shpesh sesione në lidhje me Kosovën për arsye se Kosova nuk është në krizë akute dhe ka shumë çështje më të vështira për t’u marrë me to.
“Gjendja në Kosovë në 2019 ka ndryshuar rrënjësisht prej kur ka hyrë UNMIK-u që ka luajtur një rol të rëndësishëm me ndihmën e BE-së dhe NATO-s”.
“Kosova nuk është më një vend në konflikt dhe gjithnjë e më shumë po integrohet në BE”.
“Ka çështje më me rëndësi, por këtë sesion do ta shfrytëzoja që krerët e Serbisë dhe Kosovës t’i ftoj të zgjidhnin problemet dhe të ecin përpara”.
“Dëshiroj të ritheksoj se Britania e Madhe mendon se është e drejtë e Kosovës si shtet i pavarur dhe vetëqeverisës që të krijoj ushtrinë”.
“Nuk përmban asgjë që parashikon tranzicionin e ardhshëm të FSK-së. E përsëris atë që thash në dhjetor, Kosova ka të drejtën e ushtrisë, dhe sigurisht të jetë e kujdesshme në veprime”, ka deklaruar Karen Pierce.