135 km/h, goditja e Rey Manajt (video)
10 mars 2024
| 14:57
Rey Manaj po kalon një edicion fantastik në Turqi.
Manaj deri më tani në fanellën e Sivassporit ka arritur që t’i shënojë 15 gola në ligë dhe katër gola në Kupën turke.
Por, edhe pse skuadra e tij humbi në shtëpi me rezultat 1:2 ndaj Alanyaspor, sulmuesi shqiptar shënoi një gol tejet të bukur.
Sipas faqes BE IN Sport në Turqi, goditja e 27-vjeçarit ishte tejet e fortë.
Kjo faqe bën të ditur se shpejtësia e goditjes ka arritur 135 km/h.