![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/isa-mustafa.jpg)
Mustafa: LDK-ja e tronditur me aksidentin në Maqedoninë Veriore
13 shkurt 2019
| 22:46
Kryetari i Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë që ka ndodhur sot në Maqedoninë Veriore ku humbën jetën 13 persona në aksident trafiku.
Me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi: “I tronditur, me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën humbën jetën dhe u lënduan shumë persona. Të gjithë qytetarëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të LDK-së për humbjen e më të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejt”.