1355 të vdekur – Franca thyen rekordin e viktimave në 24 orë

03 prill 2020 | 09:26

2 prilli ishte ishte një ditë e zezë për Francën. Brenda 24 orëve janë regjistruar 1 355 viktima nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë brenda një dite që ka pasur ndonjë shtet që nga nisja e pandemisë. Franca ka thyer kështu të gjitha rekordet e vdekmërisë 24 orëshe, edhe më shumë se Italia dhe Spanja të cilat numërojnë tashmë respektivisht nga 15 mijë dhe 10 mijë të vdekur.

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan sonte se ka shkuar në 5387 numri i jetëve të humbura pas shifrës tronditëse të 24 orëve të fundit.

Në këtë fashë orare u evidentuan 2116 raste të infektuarish duke e çuar në 59105 numrin e deritanishëm. Në rastet e mbyllura, gjithsej 17.815, 30 për qind e tyre kanë vdekur, kurse 70 për qind ose 12.428 janë shëruar.

Raportohet se janë nën mbikëqyrje mjekësore 41.290 vetë, ndër të cilët 6.399 ose 15 për qind janë në gjendje kritike për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë, para se të votohet mocioni i mosbesimit…