136 të shëruar nga Covidi në 24 orët e fundit
10 nëntor 2020
| 15:06
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 136 persona nga Covidi
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8 253”, ka njoftuar IKShPK-ja.