139 raste aktive me Covid në Gjilan

01 shkurt 2021 | 11:33

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës, ku është bërë vlerësimi i situatës me virusin në dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli, ka thënë se pavarësisht se numri i rasteve aktive me Covid-19 ka rënë në 139, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 9 398 mostra, 3 436 kanë rezultuar pozitivë, 3 193 janë shëruar, 107 të vdekur, 139 raste aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me Covid-19 janë 19 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate ka rastisur t’i bie numri në fletvotime, i…