14 gola të Vokshit në fitoren e Besës

06 mars 2025 | 11:04

Ka nisur të mërkurën xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” janë takuar Besa Famgas e Vushtrria. Fitore bindëse, me rezultat 44:25, shënoi skuadra pejane, Besa.

Jon Vokshi i shënoi 14 gola për Besa Famgasin. Efikas ishte edhe aloja tjetër, i riu Ilir Istrefaj, që ndeshjen e përfundoi me dhjetë gola. Te Vushtrria më efikasi ishte Egzon Ademi me gjashtë gola. Katër i realizoi Muhamed Halili.

Besa është e dyta me 32 pikë. Vushtrria renditet e pesta me 14 pikë. Ndeshjet tjera të xhiros së 21-të zhvillohen në fundjavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ka qenë hero i “Reds”…