14 lojtarë pritet të largohen nga Arsenali
Pasi nuk arritën qëllimin e caktuar, shpalljen kampionë në Angli, skuadra e Arsenalit është duke menduar të bëjë revolucion për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve nga mediet angleze, Arsenali po përgatit largimin e 14 futbollistëve, me qëllim rifreskimin e skuadrës.
Mikel Arteta ka nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye nga të ardhurat që do të grumbullohen nga shitjet e planifikuara, pritet që të bëhen të paktën tetë afrime të reja. Në krye të listës për t’u larguar është Nicolas Pepe, i paguar 80 milionë euro në vitin 2019, që aktualisht ndodhet në huazim te Nice.
Po ashtu sipas raportimeve, në mesin e futbollistëve të larguar pritet të jetë edhe Granit Xhaka. Arsenali mbylli sezonin 2022/23 në pozitën e dytë në tabelë, duke humbur kryesimin e Premierligës pak xhiro para përfundimit të kampiontit.