14 mijë shqiptarë jetojnë në Australi

03 maj 2018 | 22:23

Librat shqip do të mbërrijnë deri në Australinë e largët, ku sipas statistikave jetojnë rreth 14,000 shqiptarë.

Kjo çështje ishte në fokus të takimeve që zhvilloi ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko me zyrtarë të lartë ne Ministrinë e Jashtme australiane dhe Departamentin e Arsimit dhe Trajnimeve në Canberra.

Në vizitën e parë të një zyrtari të lartë pranë komunitetit shqiptar në Australi, Majko i shprehu mirënjohjen autoriteteve vendase për standardet e larta në trajtimin e emigrantëve, duke thënë se integrimi dhe ruajtja e identitetit nuk janë në konflikt me njëri–tjetrin.

Duke përshëndetur përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shkollor në vendet ku përqendrohen me së shumti shqiptarët, të tilla si Melbourne, Majko i kërkoi Drejtorit për Evropën dhe Azinë në Departamentin e Arsimit, Craig Johnson, bashkëpunim në projektin e shpërndarjes së librave shqip në Australi dhe atë të mundësimit të librave online. Zyrtari i lartë Australian vlerësoi iniciativën e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me atë të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

“Në Australi gjuha është shumë e rëndësishme dhe ne jemi fokusuar në ruajtjen e gjuhëve të komuniteteve që jetojnë këtu prej 25 vitesh. E kuptoj rëndësinë e projektit për t’u ofruar fëmijëve qasje ndaj materialeve të caktuara që lidhen me trashëgiminë dhe gjuhën e origjinës, kështu do të vlerësojmë mënyrën më të mirë për t’iu ndihmuar”, u shpreh Johnson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se AAK-ja ka…