14 pacientë me Covid në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
12 shkurt 2021
| 08:52
Aktualisht 64 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 14 nga ta në gjendje më të rëndë dhe tre pacientë janë në respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin e këtij qyteti, 254 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.