14 pacientë me Covid në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës
30 prill 2021
| 10:42
Trajtimi i pacientëve me koronavirus është duke vazhduar të bëhet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas njoftimit nga ky spital aktualisht të shtrirë janë 81 pacientë me Covid-19.
Prej tyre, 58 pacientë janë në oksigjenoterapi, 3 janë në CPAP dhe 14 të tjerë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 janë shëruar edhe 9 pacientë.