![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/variante_delta_covid.jpg)
14 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës
04 nëntor 2021
| 10:15
Katërmbëdhjetë pacientë me Covid-19 pozitivë po marrin shërbime shëndetësore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, tre në Klinikën Infektive dhe 11 në spitalet e përgjithshme.
Ndërkaq 42 pacientë të tjerë janë në trajtim si raste post-covid, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-covid, sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë