14 persona të lënduar në aksidente trafiku kërkuan ndihmë mjekësore në 24 orët e fundit
22 qershor 2022
| 13:27
Katërmbëdhjetë persona, të lënduar në aksidente trafiku, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Përveç tyre, në këtë klinikë janë trajtuar edhe 241 persona tjerë gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë kësaj kohe, Dhoma e Shërbimit Internistik ka qenë më e ngarkuara me 74 pacientë dhe, pas saj, Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent me 69 pacientë.
Ndërkohë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik janë mjekuar 40 persona dhe në Dhomën e Shërbimit Ortopedik 59.