14 persona të lënduar në aksidente trafiku kërkuan ndihmë në Emergjencë
22 janar 2019
| 09:24
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të punës, gjatë 24 orëve, 206 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Prej tyre, 43 janë trajtuar në dhomën e reanimimit, derisa janë regjistruar 34 raste kirurgjike, 100 raste internistike dhe 25 raste ortopedike, raporton “Epoka e re”.
Në Emergjencë morën tretmanin mjekësor edhe 14 persona, të cilët kanë pësuar lëndime në aksidente trafiku.
Nga numri i përgjithshëm, që kanë kërkuar ndihmë në Emergjencë, 26 pacientë janë pranuar në reparte të ndryshme të QKUK-së për ta vazhduar trajtimin.