14 raste pozitive me Covid në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 600 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Njoftimi i plotë:
20 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 600 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918.
Në total numri i rasteve aktive është 230.