14 raste të reja me Covid, 10 të shëruar dhe 163 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 24 raste të reja me dhe janë shëruar 10 persona.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës. Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.104 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 736 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.359. Në total numri i rasteve aktive është 438”, ka njoftuar MSh-ja.