14 raste të reja me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 208 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga to janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me Covid-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe Komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).
IKSHPK-ja po ashtu ka njoftuar se sot janë shëruar tre pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 772.
Nga data 8 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)