14 raste të reja me Covid dhe 2 mijë e 413 të vaksinuar
10 nëntor 2021
| 15:02
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 14 raste të reja me Covid.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë 413 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 587 467 doza të vaksinës. Deri më sot 744 671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 483. Në total numri i rasteve aktive është 444”, ka njoftuar MSh-ja.