14 raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë
31 mars 2021
| 15:09
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste të vdekjes nga Covid-19.
Instituti ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 923 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe janë shëruar 771 pacientë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, ka treguar Instituti.