14-shi i AAK-Nismës për deputet, Zafir Berisha: Sa më shumë UÇK në Kuvend, Kosova është më e sigurt
Ish-komandanti i UÇK-së në Prizren, Zafir Berisha është kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma.
Berisha, i cili është kryetar i Nismës në Prizren mban numrin 14 në listën për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Berisha, i cili më herët ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe kohën kur është shpallur pavarësia e Kosovës, është zotuar se do të angazhohet fuqishëm për përfaqësimin e vlerave të luftës.
Ai ka thënë se sa më UÇK-në në Kuvendin e Kosovës, Kosova do të jetë më e sigurt.
“Sa më shumë UÇK-së në Kuvend, Kosova është më e sigurt në rrugëtimin e saj…! Burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e UÇK-së çdo gjë munden me bë, por kompromis të dëmshëm për Kosovën nuk bëjnë kurrë, sikurse këta infantil politik të regjimit aktual”, ka thënë Berisha.