14-shi i koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha kërkon nga qytetarët që së bashku ta ndalin degradimin e shtetit nga infantilët e regjimit!
Në ceremoninë hapëse të fushatës së koalicionit AAK-Nisma-E30, janë prezantuar kandidatët për deputetë. 14-shi i këtij koalicioni, Zafir Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen numrit 137 për ta ndal degradimin e shtetit nga infantilët e regjimit!
Thirrja e kandidatit për deputet, Zafir Berisha:
Bashkohuni me koalicionin e veprave të mëdha 137, që ta ndalim degradimin e shtetit nga infantilët e regjimit!
Sot, pas gjithë sakrificave të mëdha dhe mundit të pashoq që kemi bër së bashku, jemi këtu për të ndërtuar një të ardhme të re për Kosovën.
Por, liria që arritëm nuk është fundi, është vetëm fillimi.
Tani është koha për të ndërtuar një shtet të fortë, të drejtë dhe të bashkuar, ku çdo qytetar, pa dallim, të ketë mundësi të barabarta dhe një jetë më të mirë.
Kjo është betejë e re, një betejë për zhvillim, drejtësi dhe prosperitet.
Ju ftoj që bashkë, të ecim përpara, të mbrojmë atë që kemi arritur dhe të mundësojmë një të ardhme të denjë për fëmijët tanë.
UÇK-ja luftoi për liri, dhe sot ne do të luftojmë për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në strukrurat euroatlantike.
Me ju, për Kosovën!
#veçVEPRA #Zafa14