14 të vdekur dhe 1 059 raste të reja me Covid në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë: 3982 testime, 881 të shëruar, 1059 raste të reja dhe 14 humbje jetë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, dhe respektoni vetizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e Covid-19.
Ju njohim me situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3982 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1059 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 363 raste në Tiranë, 103 raste në Elbasan, 98 raste Kavajë, 75 raste në Lushnje, 52 raste Berat, 50 raste në Kuçovë, 44 raste në Durrës, 38 raste në Krujë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Shkodër, 23 raste në Gjirokastër, 16 raste në Fier, 15 raste në Librazhd, 9 raste në Gramsh, Mat, 8 raste në Përmet, Lezhë, Kukës, 7 raste në Cërrik, Kamëz, Korçë, 6 raste në Skrapar, Tepelenë, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Peqin, Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, 3 raste në Patos, Vorë, Kolonjë, Kurbin, 2 raste në Himarë, Bulqizë, Dibër, Belsh, Pogradec, Devoll, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Maliq, Selenicë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Ura Vajgurore, Has.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,243 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Mat, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 40 -82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet Covid.
COVID-19 – Statistika ( 12 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1059
Të shëruar në 24 orë 881
Të shtruar në spitale 502
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 3982
Testime totale 406,399
Raste pozitive 90,835
Raste të shëruara 55,243
Raste Aktive 34,061
Humbje jete 1,531
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19929
Fier 2927
Durrës 1677
Elbasan 1515
Shkodër 1510
Vlorë 1766
Lezhë 1108
Korçë 1030
Berat 1011
Gjirokastër 761
Kukës 470
Dibër 357