14 të vdekur dhe 62 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
16 maj 2021
| 16:55
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut 14 persona kanë humbur betejën me Covid-19 dhe janë regjistruar 62 raste të reja me koronavirus, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit 245 persona janë shëruar.