14 të vdekur dhe 701 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 persona si pasojë e infektimit me Covid-19.
Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 737 persona dhe janë paraqitur 701 raste të reja me Covid.
Njoftimi i plotë i IKShPK-së:
737 TË SHËRUAR DHE 701 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.557 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 701 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 157 raste, Gjilan 84 raste, Mitrovicë 59 raste, Pejë 51 raste, Ferizaj 46 raste, Vushtrri 45 raste, Gjakovë 44 raste, Prizren 28 raste, Skenderaj 28 raste, Fushë Kosovë 22 raste, Lipjan 21 raste, Podujevë 20 raste, Kaçanik 12 raste, Viti 11 raste, Obiliq 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Kamenicë 6 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Istog 4 raste, Junik 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Kllokot 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!