14 të vdekur gjatë një ceremonie fetare në Indi
23 qershor 2019
| 17:14
Të paktën 14 perona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur kur një tendë është rrëzuar të dielën në një ceremoni fetare në Indi.
Kryeministri i Indisë, Nerenda Modi, nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Sipas “AP”-së, aksidenti ka ndodhur në shtetin e Rajasthan, gjatë ritualit hindu, kur një tendë është rrëzuar për shkak të një stuhie të ashpër.