14-vjeçari që humbi jetën në Tiranë, futbollist i Dinamos. Reagon klubi: Jemi të tronditur
18 nëntor 2024
| 19:58
Martin Cani, 14-vjeçari që humbi jetën pas një sherri me thika mes adoleshentëve, ishte futbollist i Dinamos.
Klubi kryeqytetas ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani,
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.
U prehsh në paqe Martin”, thuhet ne reagim.