14 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës
09 prill 2022
| 08:23
Sot janë bërë 14 vjet nga miratimi i aktit më të lartë juridik, Kushtetutës së Kosovës.
Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, raporton Klankosova.tv
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
Sot për nder të kësaj dite Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës dhe Federata e Pingpongut, organizojnë një turne në ora 10:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.