140 mijë euro subvencione vetëm këtë vit për bujqësinë në Skenderaj
16 gusht 2019
| 13:07
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se për këtë vit janë ndarë 140 mijë euro subvencione për bujqësinë.
“Duke bërë shpërndarjen e mjeteve bujqësore në kuadër të mbështetjes direkte për fermerët e vyeshëm që e duan punën, e prej të cilës krijojnë të ardhura, ne jo vetëm që e përmbushim obligimin për të zhvilluar bujqësinë, por edhe po ndjekim shembujt e suksesshëm, duke rritur vendet e punës dhe prodhimin. Ndarja e sotme e 30 motokultivatorëve dhe 40 makinave mjelëse, është tjetër dëshmi e përkushtimit tonë që bujqësinë, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, ta fuqizojmë sa më shumë që mundemi”, ka thënë kryetari Jashari.
/Epoka e re/