140 milionë euro nga likuidimi i mjeteve të AKP-së

21 nëntor 2018 | 14:41

Në buxhetin e vitit 2019-të, vetëm nga likuidimi i mjeteve të AKP-së do të jenë 140 milionë euro
Kështu deklaroi të mërkurën, Ministri i Financave Bedri Hamza, në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
“Rritja ekonomike pritet të jetë 4.7% në terma real. Sa i përket çmimeve pritet një stabilitet i theksuar. Projeksionet mbi të hyrat janë të ndërtuara mbi parimet: politikat tatimore do të jenë mbështetës të sektorit privat, ATK dhe Dogana do të përmirësohen tutje, do të luftohet informaliteti, të hyrat totale buxhetore pritet të jenë mbi 1 miliard e 400 milionë”, ka thënë Hamza, duke shtuar se vetëm nga likuidimi i mjeteve të AKP-së do të jenë 140 milionë euro.

/epokaere/a.m

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që produkteve të importuara…