140 punëtorë teknik të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, shkak mungesa e kontratave
06 prill 2023
| 16:20
Rreth 140 punëtorë teknik të shkollave në komunën e Prishtinës kanë hyrë në grevë, shkak i mungesës së kontratave të reja të punës, që nga 1 prilli.
Lajmin e ka bërë me dije Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës.
“Këta (punëtorët) nuk do të kryejnë shërbime për këto shkolla, se çka do të ndodhë me higjienën e shkollave, këtë më se miri e dinë nga Komuna e Prishtinës, e cila për ne është e papërgjegjshme në punën e tyre”, është thënë në reagimin e kësaj federate.