141 afganë që erdhën në Kosovë janë nisur për në ShBA

21 tetor 2021 | 17:00

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara (ShBA) në Kosovë, Nicholas Giacobbe, e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët e Kosovës për pritjen e afganëve.

Ai ka njoftuar se 141 prej afganëve që kishin ardhur në Kosovë, tashmë janë rrugës për në ShBA.

“Mirënjohës presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe ta fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30 për qind e atyre që mbërritën, tashmë e kanë bërë këtë dhe janë rrugës për në ShBA”, ka shkruar Giacobbe në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka shënuar në tri ndeshje radhazi në Ligën…