141 çifte të Kosovës i dhanë fund martesës në shkurt të 2025-s

16 prill 2025 | 07:46

Mbi 1 mijë kurorëzime të reja dhe 141 çifte bashkëshortësh që i ndanë rrugët për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, janë shifrat preliminare në baza mujore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për muajin shkurt të këtij viti.

“Në muajin shkurt 2025 janë regjistruar gjithsej 1065 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 141 raste” – thuhet në njoftim.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se…