141 pacientë me Covid-19 janë të shtirë në klinikat e QKUK-së
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19.
Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 pacientë, ndërsa në Pulmologji 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Ndërsa në Mjekësinë Sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë, ku njëri prej tyre është i intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe 3 të tjerë me maskë oksigjeni.
Nga 111 pacientët e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë, ku po trajtohen me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.