Kosovë: Tetë të vdekur, 201 të shëruar dhe 142 raste të reja në 24 orët e fundit

14 gusht 2020 | 14:26

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë me se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të vdekjeve me Covid-19 në Kosovë.

Sipas këtij instituti, sot po ashtu janë regjistruar 142 raste të reja me koronavirus; ndërsa janë shëruar 201 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

“Numri total i rasteve pozitive është 11 130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 932”.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 13:00, një grua ka ndërruar jetë pasi…